Zyrtare: Domenico Tedesco, trajneri i ri i Fenerbahçes
Fenerbahçe ka bërë publike emërimin e trajnerit të ri, dhe bëhet fjalë për italianin me shtetësi gjermane, Domenico Tedesco, i cili tashmë është zyrtarisht në krye të klubit nga Stambolli. Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një deklarate zyrtare në faqen e klubit, ku drejtuesit e verdhe-bluve e kanë përshkruar Tedescon si “një strateg modern me një filozofi të qartë futbolli dhe një të ardhme premtuese”.




